Kaka: Pasi ta mbyll me Milanin, do më pëlqente rikthimi tek San Paolo
Mesfushori brazilian i Milanit, Rikardo Kaka, po shijon aktualisht pushimet në vendlindjen e tij. Kaka ka dhënë një intervistë të shkurtët për “Globoesporte” duke deklaruar si i pëlqen Brazili dhe një ditë e mendon rikthimin tek ish ekipi i tij San Paolo. “Pasi të përfundoj aventurën time tek Milani, kam ndër mend që një ditë të rikthehem në Brazil. Shpresoj të luaj sërish me fanellën e San Paolos, por ende nuk e di se kur mund të vijë ajo ditë. Gjithmonë është një kënaqësi kur rikthehem këtu, për këtë klub ruaj një kujtim shumë të bukur.”Kaka ka luajtur tek San Paolo para se të vinte tek Milani dhe është ekipi ku ai u rit dhe u profosionalizua si futbollist. Braziliani do të qëndrojë dhe një vit tek Milani dhe më pas mund ta shohim të rikthehet në vendlindje.