Mediat spanjolle: I riu Federico është pasuesi ideal i Militos tek Interi

Gazeta prestigjoze në Spanjë 'El Cofidential' i ka kushtuar sot nje artikull talentit të Interit Federico Bonazzoli. Ajo flet me superlativa për sulmuesin 17 vjeçar duke theksuar se ai mund të jetë pa frikë pasuesi ideal i Diego Militos."Në skuadër Interi ka një djalosh të artë! Federico është datlindja 1997-të dhe është tek Interi që në moshën 7 vjecare. Kur ai ka lindur Zanetti ishte tek Interi duke luajtur. I ngjashëm si Ibrahimovic por me më pak teknike dhe me një potencial të jashtëzakonshëm për të shënuar gol. Ka përshkruar të gjithë rrugën e tij në karrierë tek Interi që nga ekipi i më të vegjëlve dhe deri tek ekipi i parë. Ka luajtur për herë të parë në ndeshjen e fundit të kampionatit e cila ishte ndeshja e lamtumirës për Militon dhe ndeshja e parë për pasardhësin e tij. Inter dhe Milan, Federico dhe Mastour, e ardhmja fillon nga ekipi juaj". Federico është një sulmues i pastër, i quajtur "sulmues rrace", godet me këmbën e majtë por nuk e ka problem të shënojë dhe me të djathtën. Ka fizikun e Ibrahimovicit dhe për më tepër për të Interi është vetë jeta. E ardhmja e sulmit Zikalter është vetëm 17 vjeç dhe ka debutuar me skuadrën e parë.