Ksavi: Do flas me Enriken pët ta pyetur nëse më do apo jo në ekip

Regjisori 34-vjeçar i barcelonës, Ksavi Hernandez, i cili bashkë me Iniestën dhe Mesin ishin bërthama e skuadrës së Guardiolës pak vite më parë, dëshiron të qëndrojë ende në “Kamp Nou”, por nuk e di vendimin e trajnerit të ri Luis Enrike.Ai ka thënë do të flasë me të në ditët në vijim, për të kuptuar planin e trajnerit, dhe nëse veterani është në listën e tij të zezë. "Do të takohem me trajnerin Luis Enrike për ta pyetur nëse jam apo jo në planet e tij dhe më pas do të vendos për të ardhmen." -tha KsaviDeri tani, për Ksavin kanë ardhur telefonata interesimi nga MLS-ja në SHBA, por edhe nga Mançester Siti, ndonëse nuk ka ende asnjë ofertë konkrete. Pavarësisht ofertave, dëshira e mesfushorit spanjoll është të qëndrojë tek bleugranët, dhe pse jo, ta mbyllë karrierën tek Barcelona.