Nga Sëlltik te Dinamo Zagreb, ja kundërshtarët e mundshëm të Skënderbeut në Champions

Korçarët e Skënderbeut janë ekipi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Champions League për këtë sezon. Ata do ta nisin aventurën në Europë nga turi i dytë paraeliminator. Kundërshtar të mundshëm ata kanë 16 skuadra, ku një pjesë e tyre janë mjaft të njohura në arenën ndërkombëtare.Shorti për turin e dytë paraeliminator do të hidhet më 23 qershor në Zvicër, nga ku Skënderbeu do të mësojë edhe kundërshtarin. Ndeshjet e para do të luhen më 15 ose 16 korrik, ndërsa ato të kthimit më 22 ose 23 korrik. Nuk dihet nëse UEFA do të licencojë stadiumin “Skënderbeu”, por gjasat janë që për turin e dytë skuadra korçare të luajë në shtëpi, ashtu si bëri vitin e kaluar në përballjen kundër Nefci Bakusë, që e fitoi 1-0.Këto janë 16 kundërshtarët e mundshëm:Steaua Bukuresht (Rumani)Sëlltik (Skoci)Bate Borisov (Bjellorusi)Sparta Pragë (Çeki),Dinamo Zagreb (Kroaci)Ludogorets (Bullgari)Makabai Tel Aviv (Izrael)Sherrif Tiraspol (Moldavi)Maribor (Slloveni)Legia Varshavë (Poloni)Cervena Zvezda (Serbi)Debreceni (Hungari)Slovan Bratislava (Sllovaki)Aktobe (Kazakistan)Ventsplis (Letoni)Karabak (Azerbajxhan)