Ozil: Do të le gjurmë në këtë botëror, Gjermanisë i jap Kupën
Mesfushori gjerman, Mesut Ozil po kalon një dëmtim të lehtë dhe nuk po arrin të stërvitet rregullisht me ekipin. Por kjo nuk e shqetëson aspak fantazistin e Arsenal. Ai po punon fort, që të rikthehet në superformë në Botërorin 2014. "Unë po punoj fort pasi nuk dua vetëm të jem më i mirë në botë, por edhe kampion bote. Kur të jepet mundësia të bëhesh pjesë e një Botërori, patjetër që do ta fitosh atë. Ne kemi potencialin e duhur për ta fituar kupën në Brazil dhe këtë gjë do të bëjmë patjetër. I kam vënë qëllim vetes të shndërrohem në lojtarin më të mirë të botës. Pres më shumë nga vetja, ndaj po punoj fort." tha OzilGjermania shihet si një nga ekipet pretendente të Botërit "Brazil 2014" që do të startojë së shpejti, dhe Ozil është një nga futbollistët kryesorë të skuadrës.