Toni Kros: Nuk shkoj tek United, do vazhdoj te Bayern

Mesfushori i Bayernit, Toni Kros ka përjashtuar të gjitha zërat që e shohin atë të lidhur me Mancester United këtë verë. Ai thotë se nuk pret që të largohet nga Bajerni i Mynihut dhe do të vazhdojë ende me këtë klub.“Do të isha shumë i habitur nëse Bajerni lejon që të largohem para përfundimit të kontratës time, në vitin 2015, – tha ai për “Bild”Sipas klubit anglez, kontaktet kanë nisur gjatë ballafaqimit të “djajve të kuq” me klubin gjerman në Ligën e Kampionëve, duke shpresuar se do të arrijnë një marrëveshje këtë verë. Por Kros tani duket se hedhur poshtë gjithçka mbi çdo marrëveshje, duke konfirmuar qëndrimin e tij në klubin aktual.