Chelsea kërkon Mario Mandzukic

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut me shumë mundësi do të largohet në verë nga Bavaria pas problemeve më trajnerin e gjermanëve Pep Guardiola. Kontradiktat me spanjollin bën që në finalen e kupës së Gjermanisë Mandzukic mos të ishte prezent as në stolin e rezervave.

Tashmë klubet e interesuara për shërbimet e kroatit janë të shumta duke filluar nga Manchester United për të vazhduar me Arsenalin e Juventusin, por sot mediat britanike raportojnë se një klub tjetër anglez është gati ti bëjë një ofertë bavarezëve për sulmuesin 28 vjeçar.

Mediat britanike bëjnë sot të ditur se Jose Mourinho i ka kërkuar drejtuesve të klubit londinez të fillojnë bisedimet me Bajernin për një kalim të mundshëm të Mandukic në “ Stamford Bridge “. Klubi londinez po kërkon të investojë menjëherë 60 milion eurot që përfitoj nga transferimi i David Luiz në Paris dhe kroati tashmë është një prej lojtarëve të piketuar nga tekniku portugez si një përforcim i mundshëm për blutë.

Chelsea është gjithashtu i interesuar për sulmuesin e Atletico-s së Madridit Diego Costa, por dëmtimi i braziliano-spanjollit ka bërë që klubi anglez ti ngadalësojë disi bisedimet me madrilenët duke e kthyer vëmendjen tek kroati i Bajernit të Mynihut.Dy klube të tjera me potencial të rëndësishëm ekonomik që kërkojnë shërbimet e Mandzukic janë Manchester United dhe Arsenal, në këtë mënyrë konkurrenca që blutë e Londrës duhet të mposhtin për të arritur tek ish-lojtari Wolfsburgut është mjaft e fortë.