Unai Emery dhe Filippo Inzaghi të vetmit kandidat për stolin e Milanit

Sot është dita ku më në fund drejtuesit e Milanit do të vendosin se cili do të jetë pas ardhësi i Clarence Seedorf në stolin e Milanit. Parashikohet që së shpejti të zhvillohet një takim mes administratorit të deleguar të Milanit Adriano Galliani dhe presidentit Silvio Berlusconi në vilën e këtij të fundit për të marrë një vendim përfundimtar se cili do të drejtojë skuadrën kuq e zi në sezonin e ardhshëm.

Tashmë kandidatët e mbetur për tu ulur në stolin e Milanit janë Unai Emeri dhe Filippo Inzaghi.

Trajneri i Sevillas pëlqehet shumë nga të gjithë në ambjentin e Milanit kjo falë aftësive të tij si teknik ku arriti që me një skuadër si Sevilla pa shumë yje të fitonte Europa league-n, ndërsa dihet prej kohësh se Inzaghi është i preferuari i Adriano Gallianit.

Clarence Seedorf mund të konsiderohet tashmë si ish-trajneri i Milanit sepse është pothuajse zyrtar largimi i tij nga stoli i skuadrës milaneze.

Klubi i Sevillës deklaroi dje se nuk do të heqë dorë nga Emery por besohet se nëse drejtuesit e 7 herë kampionëve të Europës do të vendosin për teknikun spanjoll atëherë mund të gjëndet një zgjidhje për kalimin e 42 vjeçarit në Milano.

Nga ana tjetër Inzaghi-t i është bërë e qartë se duhet të përgatitet më së miri për të marrë drejtimin skuadrës së të rriturve duke dhënë një sinjal se ish-sulmuesi i kombëtares italiane e ka të gjithë potencialin për të drejtuar një skuadër të madhe.

Gjithçka në lidhje me pasuesin Seedorf në pankinën e Milanit do të sqarohet pas takimit që do të zhvillojnë në Arcore Adriano Galliani dhe Silvio Berlusconi.