Januzaj dhe Xhaka ndër më të talentuarit që do të luajnë në Brazil

Mediat britanike kanë listuar sot një 11-she me lojtarët e rinj më të mirë të cilët do të marrin pjesë në kampionatin botëror që do të startoj më 12 qershor në Brazil.Mes lojtarëve të përzgjedhur nga mediat angleze janë edhe dy kosovarët të cilët luajnë respektivisht për Belgjikën dhe Zvicrën. Ata janë Adnan Januzaj dhe Granit Xhaka.

Djaloshi nga Istogu u kërkua gjatë si nga Shqipëria po ashtu edhe nga Kosova, Anglia e Turqia por në fund zgjodhi të përfaqësonte vendlindjen e tij Belgjikën, ndërsa Xhaka nuk pati asnjëherë dyshime ku që në fillim zgjodhi të luante për Zvicrën.Tashme të dy këta futbollistë do të përfaqësojnë kombëtaret përkatëse në botërorin brazilian dhe mediat e huaja i vlerësojnë të dy këta lojtarë si ndër të rinjtë më të talentuar që do të zbresin në fushë në evenimentin më të rëndësishëm të futbollit botëror.

11-shja e plotë e listuar nga mediat britanike vijon si më tej :Në porte ndodhet portieri i kombëtares italiane Matia Perin, e më pas në mbrojtje janë përzgjedhur Serge Aurier e më pas Raphael Varane, gjermani Mathias Ginter dhe Rodriguez. Më mesfushë si të rinjtë më të talentuar përkrah dy kosovarëve Adnan Januzaj e Granit Xhaka ndodhen edhe Paul Pogba e italiani Marco Verrati. Në sulm janë të vendosur belgu Romelu Lukau dhe kroati i natyralizuar zviceran Josip Drmic.