Aguero: Unë dhe Messi do të jemi sulmi më i frikshëm në botëror
Sulmuesi argjentinas i Manchester Cityt, Serxhio Aguero i ka paralajmëruar të gjithë skuadrat pjesëmarrëse në finalet e Brazil 2014 se nuk do e kenë aspak të lehtë për t’u përballur me Argjentinën. Me interes pritet mënyra se si ai do të kombinohet me Lionel Mesin, pasi së bashku ata mund të shkatërrojnë çdo kundërshtar."Jam në formë dhe gati për turneun. Mezi prisja të luaja me klubin për të dhënë ndihmën time për titullin në Angli, ndërsa tani pres me padurim botërorin.Kemi në skuadër Lionel Mesin që është futbollisti më i mirë në planet. Ishte ai që udhëhoqi skuadrën në ato eliminatore, që për mendimin tim ishin më të vështirat. Mendoj se kemi sulmin më të mirë në qarkullim dhe skuadrat rivale do të jenë të frikësuara. Unë dhe Messi do të garantojmë shumë gola për Argjentinën”. ka thënë sulmuei i Mançester Sitit.