Kortua: Ronaldo është lojtar i madh por unë nuk i trembem

Portieri i Atletikos së Madridit, Tibau Kurtua, ka folur para ndeshjes finale të Champions League ku ekipi i tij Atletiko Madrid do të përballet me Realin e Madridit. Kortua theksoi se futbollisti që bën diferencën tek kundërshtari është portigezi Ronaldo.“Ronaldo është rreziku numër një për ne. Unë nuk do të përgatis ndonjë mënyrë të veçantë loje për Ronaldon. Nuk kam ndonjë frikë për të.  Natyrisht, ai është një lojtar i madh, por edhe unë jam një portier i madh, ashtu si skuadra ku bëj pjesë…”Atletiko dhe Real Madridi janë takuar tri herë deri më tani, këtë sezon, me të besuarit e Diego Simeones që kanë fituar një herë, kanë humbur dy herë dhe presin të shohin si do të dalin në finalen e Lisbonës. Ndeshja starton sot në mbrëmje në orën 20:45.