Van Persi tremb Hollandën, dëmtohet në gju
Pas Falkaos dhe frikës së madhe që ka ngritur së fundmi operacioni i Suarezit, dje një tjetër sulmues i madh u dëmtua dhe rrezikon seriozisht pjesmarrjen në botëror fjalë për bomberin e Kombëtares së Holandës, Robin Van Persi.Sipas mediave hollandeze, ylli i Mançester Junajtid ka ndërprerë më shpejt se pjesa tjetër e skuadrës stërvitjen e tij, pasi ka ndier dhimbje të forta në gju.Federata holandeze nuk ka komunikuar asgjë në lidhje me dëmtimin e hasur nga Van Persi, por natyrisht frika se ai do të mungojë në ndeshjen debutuese të Hollandës kundër Spanjës, mund të ekzistojë.Ky turne duket se po i humb një e nga një yjet e tij për shkak dëmtimesh. Hollanda rrezikon seriozisht të mbetet vetëm me një sulmues të mirfilltë në rast se mungon Van Persi. Huntelar do të duhet të mbajë peshën e sulmit të "tulipanëve", në rast se mungon Van Persi.