Ançeloti: Fitojmë me Atletikon dhe shkruajmë historinë

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ançeloti ka folur në lidhje me finalen që do të luhet nësër në Lisbonë, mes Atletiko Madrit dhe Real Madrid. tekniku italian, shpreh besim tek ekipi i tij, dhe mendon se ata do të triumfojnë. Në rast se "Los Blancos fitojnë", ky do të jetë trofeu i tyre i dhjetë në Ligën e Kampionëve.“Skuadra ka qenë fantastike në Ligën e Kampionëve dhe tashmë e kemi një mundësi të shkëlqyer që të bëhemi pjese madhe e historisë së këtij klubi”.Do të jetë vështirë, ndërsa për ta fituar duhet të angazhohemi vërtet shumë, të jemi të bashkuar dhe kemi nevojë për ndihmën e tifozëve. Do të shfrytëzojmë të gjitha energjinë që të përpiqemi ta fitojmë.” deklaroi trajneri italian.