Formula 1: Hamilton dominon provat e para në Montecarlo

Vazhdon dominimi i Mercedes edhe në provat e lira të Montecarlos. Dy pilotët e Mercedes Leëis Hamilton dhe Nico Rosberg u renditën respektivisht në vendin e parë dhe të dytë Britaniku realizoi kohën më të mirë 1.18.372 ndërsa Rosberg akuzoi një vonesë prej 0.032 sekondash.Në vendin e tretë u rendit piloti i Red Bull Daniel Ricciardo me 0.2 sekonda nga vendi i parë. Piloti i Ferrari Fernando Alonso u rendit i katërti me 0.6 sekonda larg Hamilton ndërsa 4 herë kampioni i botës Sebastian Vettel u rendit i pesti. Finlandezi i akullt ashtu sic quhet Kimi Raikkonen u rendit i gjashti duke vazhduar kështu sezonin e tij negativ.Në përfundim të provave presidenti i skuaderisë së Ferrari . Luca Montezemolo u shpreh se pavarësisht se skuadra e tij është ende larg rivalëve ai ka besim se Alonso dhe Raikkonen janë dy pilotët më të mirë në Formula 1 dhe se së shpejti Ferrari do ngjitet në kmajën e podiumit atje ku edhe e meriton.Gara e Montecarlos do zhvillohet ditën e dielë në orën 14.00.