Botërori 2014 / Gjermania, dëmtohet mesfushori Lars Bender, do të mungojë në Brazil
Mesfushori gjerman i Bayern Leverkusen ka pësuar një lëndim muskulor dhe rrezikon seriozisht pjesmarrjen e tij në botërorin që do të startojë së shpejti në Brazil. 25-vjeçari ishte i vetmi lojtar i Bayer Leverkusen në kombëtaren gjermane, por Bender tani do të mungojë në këtë kompeticion pas një lëndimi të pësuar në stërvitje.Edhe vetë lojtari shprehu mërzitjen e tij që nuk do të marrë dot pjesë në botëror. Ndërsa trajneri i Gjermanisë, Joachim Lëv do të duhet të udhëtojë në Brazil pa shërbimet e Lars Bender. Trajneri shprehet se Bender është një mungesë e madhe, pasi ai besonte tek ky futbollist. "Ndihem me të vërtetë keq për Lars Bender sepse unë e di se ai ishte i vendosur për të luajtur në Brazil''. "Ai është një shembull për tu ndjekur për të gjithë", tha Lëv për gazetarët pas stërvitjes së djeshme.