Tenis: Ernest Gulbis ne finalen e turneut në Nice.
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2014, 10:48
Janë zhvilluar ditën e djeshme dy ndeshjet gjysëmfinale të turneut të Nice në Francë.Në ndeshjen e parë letonezi Ernests Gulbis ka arritur të mposhtë lehtësisht fituesin e edicionit të kaluar Albert Montanes me rezultatin 6-0 6-3.Në takimin tjetër gjysëmfinal idhulli i publikut vendas Gilles Simon ka qënë larg formës së tij më të mirë dhe në këtë mënyrë nuk ka arritur ti bëjë ballë gjigandit argjentinas Federico Delbonis.Ky i fundit pasi ka bërë të vetin setin e parë me rezultatin 6-2,ka vazhduar dominimin e tij dhe në setin e dytë duke mbyllur takimin 6-2 6-4.Përsa i përket turneut të Dusseldorf në gjermani finalja do luhet midis vendasit Philipp Kohlschreiber dhe kroatit Ivo Karlovic.