Sedorf: Nëse Milani më largon, duhet të më paguajë

Pas lajmeve se Milani mund të shkarkojë holandezin, trajneri Sedorf, bëhet i gjallë dhe sfidon drejtuesit e skuadrës duke i prekur në pikën më të ndejshme, atë të financave. Holandezi ka një kontratë që skadon në vitin 2016 dhe në rast se shkarkohet Milan detyrohet t’i paguajë deri në 10 milionë euro bruto holandezit, ose të vazhdojë ta paguajë deri në ditën kur i skadon kontrata.Vendimi është i qartë, holandezi ka vendosur të luftojë deri në fund dhe mund të fitojë. Një trajner i ri në Milano do të dyfishonte kostot e kuqezinjve, prandaj me shumë gjasë do ta marrin me qetësi çështjen e trajnerit.Zgjidhja më e mirë mbetet Sedorf, që edhe rezultat flasin në favor të tij. Fakti që Milan nuk do luajë në Evropë vitin tjetër mund të jetë një plus, pasi skuadra fokusohet në kampionat ku do synohet të rikthehet në kreun e tabelës dhe në rast se jo për titull, atëherë të luajë në Ligën e Kampionëve. Mbetet për t'u parë si do të rrjedhin ngjarjet.