Guardiola e pranon: Toni Kros do të largohet
Largimi i mesfushorit Toni Kros, nga Bajerni i Mynihut nuk është më një surprizë. Mesfushori prej kohësh ndiqet me interes nga Mançester Junajtid dhe duket se anglezët janë pranë përmbushjes së objektivit të tyre.Pavarësisht zhvillimeve të ditëve të fundit, Pep Guardiola ka deklaruar vazhdimisht se ai dëshiron që Toni Kros të mbetet me Bajernin e Mynihut, spanjolli e cilëson atë si pjesë shumë të rëndësishme të planeve të tij, por tregohet i kujdesshëm kur thotë se e ardhmja e lojtarit nuk varet nga ai.“Për mua ai është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe unë dëshiroj ta kem në skuadër. Por e ardhmja e tij nuk varet nga unë. Janë persona të tjerë që merren me këto punë. Megjithatë, nga mënyra se si po shkojnë punët mund të them se Kros do të luajë në Premier League sezonin tjetër." -tha Guardiola. Mançester Junajtid është gati të ofrojë 25 milionë euro për 24-vjeçarin dhe Bajerni pritet ta pranojë këtë ofertë gjatë merkatos së verës.