Ançeloti: Kishim kohë që dëshironim finalen, tani që erdhi le ta fitojmë

Tekniku i Real Madrid, Carlo Ançeloti ka folur në koferencë për shtyp përpara ndeshjes finale përballë Atletiko Madrid. Ançeloti shpreh besimin se ekipi i tij do të triumfojë në këtë përballje."Ne e kaluam gjithë sezonin duke menduar të arrijmë këtë qëllim, të fitojmë Champions League dhe ja ku jemi. Është një ngjarje shumë e rëndësishme dhe e veçantë për të gjithë . Mbi të gjitha është lumturi e jashtëzakonshme të jesh finalist në një kompeticion kaq të rëndësishëm. Jam përpjekur të flas me lojtarët e mi dhe ti mbaj ata jashtë fjalëve dhe presionit.Mendoj se do të jetë një ndeshje e ekujlibruar. Atletiko do të përpiqet të luajë me kundërsulme por ne jemi përgatitur edhe për këtë. E kam ëndërr t'i dhuroj këtij ekipi Championsin e dhjetë në historinë e klubit, dhe shpresoj që do ta arrij." -deklaroi Ançeloti.Ançeloti u ndal dhe tek gjendja e futbollistëve të tij. Ronaldo dhe Benzema janë mirë dhe do të luajnë. Gjithashtu Pepe dhe Bejl janë në gjendjen maksimale dhe do të jenë që nga minuta e parë. Jemi përgatitur fort dhe kemi besim se do t'ja dalim." Ançloti u pyet nga gazetarët edhe lidhur me Milanin dhe ofertat nga Galliani. "Për momentin po mendoj vetëm për finalen. Milani është e shkuara ime, e ardhmja është e qartë."