Rekordet e Serisë A

Serie A e mbylli sezonin 2013-14 me Juventusin si kampion për të tretin vit radhazi. Por nuk kanë qenë vetëm bardhezinjtë që e kanë përfudnuar sezonin me rekord. Sport Mediaset ka bërë një përmbledhje të 10 rekordeve të Kampionatit italian për sezonin që lamë pas.Juventus - Rekord i pikëve: 102. Krenaria e Bardhezinjve, për histori dhe për të ardhmen.1035 gola - Është hera e parë që shënohet kaq shuëm gola që nga moment që kampionati është bërë me 20 skuadra. Shenjë e një spektakli në zhvillim.Immobile - Golashënuesi më i mirë në Serie A: 22 gola ndërsa Berardi ka shënuar plotë 2 tregolëshave.Padelli - Futbollisti që ka luajtur më shumë: 38 ndeshje dhe 3581 minuta lojë. Duke llogaritur edhe minutat shtesë.Tevez - Futbollisti që ka bërë numrin më të madh të goditjeve në portat kundërshtare: plotë 60.Sansone - Ka shënuar golin më të shpejtë të sezonit vetëm pas pas 15 sekondash.Fiorentina - Skuadra që e ka mbajtur më shumë zotërimin e topit: 29 minuta e 54 sekonda për ndeshje.Napoli - Së bashku me Juventusin, është skuadra që ka krijuar shumë raste për shënim: 233.Inter - Juventus: Ndeshja me shikueshmërinë më të madhe në stadium: 79.343.Juventus - Roma: Ndeshja me numrin më të madh të teleshikuesve: 4 milionë.