Cesc Fabregas dëshiron të kthehet në Angli

Raportohet sot nga mediat spanjolle se mesfushori i Barcelonës Cesc Fabregas ka shprehur dëshirën për tu rikthyer në Angli. Mësohet se lojtari iberik është i gatshëm të largohet nga Barcelona nëse klubi nuk e vlerëson më ashtu si duhet.Nga ana tjetër edhe klubi katalanas mund ta ketë të nevojshme shitjen e 27 vjeçarit për të përfituar financat e duhura që mund të investohen sërish në merkato.Manchester United, Chelsea, Manchester City dhe ish-klubi i Fabregas Arsenali kanë shprehur interesin e tyre për mesfushorin spanjoll.

Një lajm interesant vjen po ashtu nga Spanja. Mësohet se ne marrëveshjen për kalimin e Fabregas nga Arsenali tek Barcelona ka një klauzolë që e lejon klubin londinez ta riblejë lojtarin nëse i paguan blaugranave 30 milion euro.Arsene Wenger do ta mirëpriste ish-kapitenin e tij, nga ana tjetër edhe vetë Fabregas e ka shprehur në më shumë se një rast dëshirën e tij që një ditë të rikthehej tek ' Topçinjtë '. Momenti duket optimal, kur Barçës i duhen financa për ti investuar në merkato ndërsa Arsenali dhe Fabregas po kërkojnë të ribashkohen.Mediat britanike raportojnë sot se londinezët janë të interesuar edhe për dy lojtarë të tjerë mjaft cilësorë. Ata janë Antoine Griezmann i Real Sociedadit dhe JuanFranin e Atletico Madridit.

Francezi konsiderohet si një ndër talentet e futbollit europian dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve në kontinentin vjetër, ndërsa Juanfran do të ishte zëvendësuesi më i mirë i Bacary Sagna-s i cili u largua në drejtim të Manchesteri-t ku sezonin e ardhshëm do të luajë për skuadrën e Manuel Pellegrinit.