Dordmund, gati të zyrtarizojë Imobilen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2014, 10:23
Sulmuesi italian Çiro Imobile, i cili luan për Torinon duket shumë afër kalimit tek ekipi gjerman i Borusia Dordmund. Në fillim gjermanët u prezantuan në Torino duke bërë një ofertë prej 16 milionë eurosh për lojtarin, por drejtuesit nuk pranuan ofertën e parë të gjermanëve.Dordmund është shfaqur përsëri me një ofertë të re. 6 milionë euro plus katër milionë të tjera bonus, të cilat duket se kanë plotësuar kërkesat ekonomike të dy klubeve torineze pasi kartonin e lojtarit e zotëron e dhe Juventusi, që do të ndajnë paratë së bashku nga shitja e golashënuesit më të mirë të kampionatit italian.Për Imobilen ka shprehur simpatinë vetë trajneri Klopp i cili e sheh si zvëndësuesin ideal të Lewvandovskit i cili u largua për tek Bayern.