Murinjo dëshiron mesfushorin Yaya Toure tek Chelsea

Ekipi londinez i Chelsea duket se është vënë seriozisht në ndjekje të mesfushorit të Manchester City, Yaya Toure. Mediar britanike shkruajnë se Toure është mërzitur nga hezitimi i Cityt dhe i ka thënë se ai do ta paguajë klauzolën blerëse në kontratën e tij dhe do të largohet këtë verë, nëse ata nuk i ofrojnë atij marrëveshje të re deri të shtunën.Trajneri Mourinho duket se pëlqen shumë mesfushorin nga Bregu i Fildishtë dhe ka shprehur simpatinë për ta patur në ekip, dhe Chelsea është i gatshëm t’i ofrojë një shumë transferimi vetë lojtarit pa folur më parë me drejtuesit e Cityt.Në rast transferimi te Chelsea, lojtari do të fitojë pagë më të lartë se që fiton aktualisht te City. Tek Chelsea nuk do të kenë nevojë të paguajnë për transferimin e lojtarit i cili i kushtoi Cityt 25 milionë paund kur u transferua nga Barcelona tre vite më parë.