Robinho drejt largimit nga Milani, interesohet Beshiktash
Braziliani i Milianit, Robinho duket se do të lerë kuqezinjtë në këtë merkato verore. Aktivizimi i tij i pakët tek ekipi i Sedorf, duket se ka mërzitur së tepërmi brazilianin i cili po mendon seriozisht largimin.Klubi turk i Beshiktashit është i interesuar për sulmuesin e Milanit dhe duket se është më afër brazilianit. Për lojtarin është hapur një si tip ankandi nga ana e Milanit, pasi për të janë të interesuar edhe Flamengo dhe klubi amerikan i Orlandos, i cili veç Robinjos ëndërron dhe Rikardo Kakanë.Vullneti i lojtarit është të transferohet në kampionatin brazilian, ndonëse oferta e Flamengos nuk i përmbush kërkesat e klubit kuqezi, ndryshe nga ajo e Beshiktashit, i cili është i gatshëm t’i paguajë edhe 5 milionë euro Milanit, për të siguruar shërbimet e numrit 7 te Milanit.