Mavraj tek Kosova për një miqësore, Shqipëria i jep lejë por Këln e ndalon

Mediat Kosovare bëjnë të ditur se mbrojtësi Mërgim Mavraj nuk do të jetë në dispozicionin e Albert Bunjakit, për shkak se klubi i tij i ri Këln, nuk e lejon të luaj këtë miqësore. Mbrojtësi sapo ka nënshkruar me ekipin e ri dhe drejtuesit i druhen ndonjë dëmtimi të mundshëm. Kosovë – Senegal, do të zhvillohet në Gjenevë të dielën nga ora 17.00, por Mavraj nuk do të marrë pjesë. Kombëtarja jonë i kishte dhënë lejën Mavrajt që në këtë miqësore të përfaqësonte Kosovën, por ndalesa bëhet nga klubi i tij i ri.Gjithsesi, trajneri i kosovës Albert Bunjaki ka falënderuar Federatën Shqiptare të futbollit dhe Mergim Mavrajn, për disponibilitetin e treguar, pavarësisht se ai nuk do të luajë. Mavraj do të jetë pjesë e Përafaqësueses sonë në 3 miqësoret që do të luhen javën e parë të Qershorit.