Tjetër "goditje" e Skënderbeut, korçarët akord me Mentor Zhdrellën

Duket se Skënderbeu nuk po ndalet në merkato duke qenë një nga ekipet më aktive të Superligës. Pas firmës me ish-sulmuesin e Besës, Fatjon Sefa, nigerianin Agboy, dhe rikthimin e Jashanicës, presidenti Takaj ka arritur marrëveshjen edhe Mentor Zhdrellën, një nga elementët më të spikatur të Kosoves vitet e fundit. Mesfushori është shpallur për disa vite me radhë futbollisti më i mirë në Superligën kosovare.Takaj po e përforcon grupin me lojtarë cilësore për të qenë gati për aventurën europiane në Champions League. Sipas tij, ky do të jetë sezoni ku Skënderbeu mund të shkojë shumë larg, sigurisht i ndihmuar dhe nga fati në short.Zhdrella është dhe lojtar i përfaqësueses së Kosovës ku luajti disa minuta në miqësoren me Turqinë. Kosovari pritet të hedhë firmën mbi kontratë pas miqësores me Senegalin, ndërsa do të vihet nën urdhrat e Mirel Josës më 9 Qershor.