Simeone: Arda dhe Diego Costa nuk më shqetësojnë, shoh optimizëm tek lojtarët
Trajneri i Atltiko Madrid, Diego Simeone ka folur në koferencë për shtyp një ditë para ndeshjes finale të Champions League, ku ekipi i tij do të përballet me Real Madrid. Ai është parë optimist përpara gazetarëve dhe ka theksuar se ka shumë besim tek ekipi i tij."Kemi zhvilluar një sezon fantastik dhe me meritë jemi shpallur kampionë të Spanjës. Kemi mundësinë të dyfishojmë suksesin duke mundur Realin e Madridit nesër. Jemi të vetëdijshëm që parpara do të kemi një kundërshtar shumë të fortë, por ne i kemi të gjitha mundësitë për ta përballuar.Jemi përgatitur fort për këtë ndeshje dhe lojtarët e mi kanë një gjallëri me njëri - tjetrin që unë e admiroj. Diego Costa dhe Arda Turan ? Nuk e di nëse do të jenë gati për nesër. Janë dy lojtarë të rëndësishëm për ne, por unë kam lojtarë të tjerë në ekip që mund të mbulojnë shumë mirë këto mungesa." -tha Simeone.Finalja e Champions League mes Atletiko Madrid dhe Real Madrid do të luhet nesër në Lisbonë dhe do të startojë në orën 20:45. Interesi për këtë sfidë është i jashtëzakonshëm.