Laurent Blanc : E dua Eden Hazard në skuadër
PSG njoftoi zyrtarisht blerjen e mbrojtësit të Chelsea-t David Luiz. Braziliani kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe tashmë është zyrtarisht një futbollist i skuadrës pariziene, por me sa duket francezët nuk do të ndalen me kaq pasi nën shënjestër kanë vënë një tjetër lojtar të bluve, ai është Eden Hazard.
Ka qënë vetë trajneri Laurent Blanc që ka shprehur të gjithë vlerësimin e tij për mesfushorin belg gjatë një interviste për mediat franceze." Nëse më pyesni se pse e pëlqej Hazard, ju them se e vlerësoj shumë sepse është i aftë të driblojë këdo. Mund të flasim për një sistem të caktuar loje apo për rëndësinë e kolektivit, por jo çdo ekip m,und të ketë një lojtar që është i aftë të driblojë 3 apo 4 kundërshtarë. Një lojtar i tillë mund të destabilizojë çdo mbrojtje kundërshtare."- u shpreh ish-trajneri i kombëtares franceze
Më tej ai theksoi :" Sigurisht që objektivi kryesor është Hazard, por në qoftë se nuk arrihet ne kemi gati një plan B ndoshta edhe një plan C."-përfundoi BlancKlubi i PSG ka financat e duhura për transferimin e Hazard në kryeqytetin francez dhe është i gatshëm ti paguaj londinezëve po të njëjtën shifër që sapo pagoi për David Luiz, dmth 60 milion euro.Por ç'ka mund ta bllokojë transferimin e 23 vjeçarit belg në Francë janë rregullat e Fair Play-t financiar që kushtëzojnë blerjet e klubit i cili zotërohet nga manjati nga Katari Nasser Al-Khelaiffi.