Zyrtare: David Luiz te PSG për 50 milion Euro

Mbrojtësi brazilan i Chelsea, David Luizka arritur marveshjen e nënshkrimit të një kontrate të bujshme prej 50.000.000 € me PSG-në.  Hoze Mourinjo, i ka dhënë dritën jeshile largimit të Luiz, i cili u detyrua të humbiste terren te skuadra nga “Stamford Bridge” pas ardhjes së portugezit. Ky i fundit ka preferuar partneritetin e Xhon Territ dhe Geri Kahill në qendër të prapavijës së bluve të Londrës.David Luiz, 27-vjec, po përgatitet të ndërpresë përgatitjet e tij të Kupës së Botës dhe të fluturojë drejt Parisit për të finalizuar kushtet personale kontraktuale dhe kryer kontrollet mjekësore. Marrëveshja paraqet një rekord financiar të PSG-së për blerjen e një mbrojtësi, e cila mbahej po nga parizienët me 43 mln € e paguara Milanit për të marrë Tiago Silvën, dy vjet më parë.Paratë e fituara nga ky transferim do të jenë në dispozicion të Mourinjos për të realizuar objektivat e tij kryesor në merkato, duke përfshirë edhe sulmuesin Diego Kosta.