Fotolajm / Diego Costa udhëton me Atletikon drejt Lisbonës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2014, 13:58
Sulmuesi i Atletiko Madrid, Deigo Costa ka vendosur të udhëtojë sot nga Madridi në Lisbonë me ekipin e tij pasi nesër luhet finalja e Champions League, Real - Atletiko. Costa, shpresën e rikthimit për finalen e Ligës së Kampionëve e sheh te një doktoreshë nga Serbia ku ka disa ditë që po kurohet.Siç raporton klubi spanjoll i Ateltikos, shanset që Diego Costa të luajë në finale janë rritur ndjeshëm. Sulmuesi është parë sot në aeroport në një formë të mirë dhe duke bërë batuta dhe shokët e ekipit.Finalja e Champions do të luhet nesër në orën 20:45 në Lisobonë. Atletiko Madrid dhe Real Madrid do të sfidojnë njera -tjetrën.