Kortua: Ne shkojmë në finale të qetë, presioni do të jetë mbi Realin
Portieri belg i Atletiko Madrid, Tibot Kurtua, ka folur në lidhje me sfidën më të rëndësishme të këtij sezoni, finalen e nesërme përballë Real Madrid. Ai beson se ekipi tij shkon në këtë finale i qetë, ndërsa presionin më të madh e ka Reali.“Jam i lumtur për sezonin që unë dhe skuadra ime kemi arritur të bëjmë sivjet, pasi realisht ishin shumë të paktë ata që besonin te ne. Por e vërtetë është se gjithçka kemi arritur e kemi merituar, ndonëse kemi një tjetër 90- minutësh të mrekullueshëm për të luajtur.Finalja e Champions-it është diçka krejt ndryshe, por ne do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë, siç kërkon gjithmonë trajneri ynë, Diego Pablo Simeone. unë mendoj se në finale presioni më i madh do jetë nga ana e Realit, prandaj ne duhet të bëjmë një ndeshje të qetë dhe të besojmë ta shfrytëzojmë në maksimum armën tonë më të fortë, kundërsulmin”. -deklaroi Cortua