Zbardhen prapaskenat, Milan i ofroi Contes kontratë 3-vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2014, 13:07
Sipas mediave italiane, ndërsa tekniku i Juventusit, Antonio Conte ishte në një dilemë të madhe për të ardhmen e tij tek "bardhezinjtë", në adresë të tij kishin ardhur dy oferta me peshë. Te PSG-ja ishin gati që të kënaqnin kërkesat financiare të teknikut italian, dhe nga ana tjetër ideja që joshte Konten, ishte Milan. Atij iu ofrua nga klubi kuqezi një kontratë trivjeçare dhe 5 milionë euro në një sezon. Galliani ishte gati t'i besonte Contes Milanin dhe ndërtimin e një ekipi të madh për vitet në vazhdim.Ai do kishte dorë të lirë për gjithçka në ekip, për afrimet dhe largimet, për më tepër që kuqezinjtë ishin gati të shpenzonin. Megjithatë, vendosmëria e Juves bëri që e ardhmja e Kontes të vazhdojë të jetë bardhezi