Botërori 2014, Në stërvitjen e Gjermanisë e pranishme edhe një Shqiponjë

Kombëtarja gjermane ka nisur përgatitjet për botërorin që do të nisë së shpejti në Brazil. Dje, gjatë stërvitjes së parë të kombëtares, një shqiponjë e stërvitur me emrin ‘Sky’ fluturoi dhe u ul mbi krahët e lojtarëve për t’ju 'dhënë' atyre ato çka vetë shpendi personalizon: shpejtësi, kurajo, kontroll, fuqi dhe shkathtësi.Stërvitja e parë u zhvillua në Tirolin Jugor të Gjermanisë në 29 gradë. Kjo temperaturë është duke pergatitur ekipi e Joakim Lëv për Kupën e Botës "Brazil 2014".Për pjesën më të madhe të futbollistëve gjerman, nuk ka asnjë dyshim që Gjermania ka shanse reale për të triumfuar në Brazil. Edhe nga specialistët, Gjermania shihet si një nga favoritet kryesore.