Milani në bisedime me Valencian për Adil Rami dhe Aly Cissokho

Milan akoma nuk e ka zgjedhur trajnerin për sezonin e ardhshëm por Galliani po lëviz në merkato. Administratori i Milanit, ka në axhend sot një takim me Valencian, për dy objektiva, Rami dhe Cissokho. Kuqezinjtë mund të paguajnë 7.5 milionë euro për mbrojtësin madje duke kërkuar edhe një ulje të vogël.

Ndërkohë është kthyer në modë edhe Cissokho i cili ka qënë pranë kuq e zinjve edhe më parë, por një problem gjatë vizitave mjekësore me Milanin bënë që klubi italian të hiqte dorë në atë kohë nga francezi, por me s’duket tashmë drejtuesit e klubit milanez po kërkojnë ta veshin përfundimisht kuq e zi 26 vjeçarin.

Skuadra e Milani zhvilloi një sezon mjaft zhgënjyes ku nuk arriti as vendin e 6-të që do ti siguronte një vend për në Europa League. Tashmë klubi kuq e zi duhet të kryej një merkato cilësore nëse do që sezonin e ardhshëm të rikthehet në nivele të larta. Me sa duket Galliani kërkon si fillim të siguroj shërbimet e Rami-s për të menduar më pas për Aly Cissokho-n, kujtojmë që të dy futbollistët janë në pronësi të Valencia-s me gjithë se ata këtë sezon luajtën të huazuar. Rami tek Milani dhe Cissokho tek Liverpooli.

Mediat italiane raportojnë gjithashtu se kuq e zinjtë janë pranë blerjes së plotë të kartonit të Adel Taarabt. QPR zotëron kartonin e marokenit por me sa duket kuq e zinjtë janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes me klubin anglez. Ditë më parë u spekulua se edhe Interi kishte shfaqur interes për Taarabt.