Valon Behrami vetëm një hap larg Interit

Inter, është në kërkim të një përforcimi në mesfushë, dhe duket se ka arritur marrëveshje me Valon Behramin. Sipas të përditshmes sportive italiane Corriere dello Sport, ylli kosovar ka pranuar ofertën e zikaltërve me 1.8 milionë euro në sezon, dhe bonuse të vlefshme deri në vitin 2017. Tani, 'topi' kalon tek Napoli. Zi- kaltrit dëshirojnë të ofrojnë 5-6 milionë euro për Behramin por presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis e vlerëson futbollistin zviceran 8 milionë euro.

Në ditët e fundit, edhe Liverpooli ka shfaqur interesim për Behramin, por dëshira për të qëndruar në Itali dhe rikthimi nën urdhrat e trajnerit Valter Mazzarri janë dy faktor që e shtyjnë të zgjedh Interin.

Objetkiva të tjerë të klubit zi-kaltër për të përforcuar mesfushën janë edhe Luiz Gustavo e Granit Xhaka. Për brazilianin duket shumë e vështirë pasi Wolfsburgu nuk kërkon të ulë pretendimet e tij ku kërkon jo më pak se 33 milion euro, ndërsa për lojtarin kosovar mund të arrihet shumë shpejt një marrëveshje me Borussia Monchengladbach.