Unai Emery: Kandidati numër një për stolin e Milanit

Milani ka filluar të programoj të ardhmen dhe mendon seriozisht për trajnerin e Sevillas, Unay Emery. Administratori i përgjithshëm, Adriano Galliani ka zhvilluar disa kontakte me spanjollin dhe ai konsiderohet si favorit ndryshe nga kandidatët e tjerë për bankinën e kuqezinjve, gjithnjë duke llogaritur se Clarence Seedorf mund të lërë pozicionin e tij shumë shpejtë. Galliani është në kërkim të një zgjidhje me Seedorfin, i cili u vendos në krye të skuadrës në janar pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit.

Ndërkohë pas përgjigjes negative nga Luciano Spalletti, është shfaqur Emery, fitues i Europa League me Sevillan këtë sezon. Emery u kërkua edhe nga Roma në vitin e parë të verdhekuqve me pronarin e ri. Dhe, tani ai është shfaqur në listën e Milanit.

Trajneri spanjoll ka një seri rezultatesh pozitive që ka nisur në vitin 2006 me Lorkan dhe më pas Almerian në sezonin pasardhës. Më pas në vitin 2008 ai kaloi te Valencia që për dy sezone e dërgoi në gjysmëfinale të Europa League. Një eksperiencë negative ka qenë në Moskë te Spartaku, në 14 janar të vitit 2013 që e drejtoi me shumë sukses si në Europa League. Milani pëlqen shumë mentalitetin e tij fitues, Ai është një mjeshtër i futbollit që i pëlqen të luaj me skemën 4-2-3-1 dhe 4-3-3. Një figurë e ngjashme me atë të Rudi Garcia-s.