Rondalo : Kemi vite që e ëndërrojmë triumfin në Ligën e Kampionëve

Fituesi i topit të artë Cristiano Ronaldo është stërvitur dje me grupin dhe pritet të jetë plotësisht i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve.Portugezi i ka mbajtur në ankth të gjithë tifozët e Realit gjatë kësaj periudhe pasi vuante nga një dëmtim muskular por tashmë ai është gati të zbresë të nesër në fushën e lojës për të udhëhequr “ Los Blancos “ drejt triumfit në Champions League.Një fitore e Real Madridit nesër do të sillte triumfin e 10-të të klubit mbretëror në Ligën e Kampionëve.

“ Do të jetë një ndeshje shumë e veçantë, do të luhet në atdheun tim dhe kjo është finalja e parë e Championsi-t që unë luaj me fanellën e Realit. Një finale që do të luhet kundër një skuadre që ka zhvilluar një sezon të mrekullueshëm.” – u shpreh luzitani

Më pas 29 vjeçari foli për rëndësinë e madhe që ky trofe ka për galaktikat“ Është një trofe që ne kemi kohë që e kërkojmë. Real Madridi ka kohë që e dëshiron një triumf në Champions League, Që nga momenti i parë kur mbërrita këtu e ndjeja presionin që skuadra kishte për ta fituar këtë kompeticion. Me të vërtetë u bë vite që e ëndërrojmë Ligën e Kampionëve dhe kam përshtypjen se jemi shumë pranë realizimit të kësaj ëndrre.”-përfundoi ylli i Realit të Madridit Cristiano Ronaldo.

Për finalen e Lisbonës foli edhe mbrojtësi spanjoll i Realit Sergio Ramos“ ‘La Decima’ nuk duhet të na kthehet në një obsesion, duhet të ndjehemi entuziast që do të luajmë në këtë finale të madhe. Mendoj se shanset për të fituar janë të barabarta. Kemi akoma disa dyshime përsa i përket formacionit, por është detyra e trajnerit të hedhë në fushë më të mirët, sigurisht që shpresoj që të triumfojmë sepse Champions League është trofeu i vetëm që më ka mbetur pa fituar.”-theksoi në fund Ramos

Nesër në 20 : 45 në stadiumin “ Da Luz “ të Lisbonës do të zhvillohet edhe finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes Realit të Madridit dhe Atletico-s së Madridit.