Manchester United kërkon Wesley Sneijder dhe Mario Mandzukic
Mediat angleze raportojnë sot se trajneri i ri i Manchester United kërkon të sjellë në Angli mesfushorin Wesley Sneijder. United po kërkon të përforcojë skuadrën pas një sezoni shumë larg pritshmërive dhe trajneri i ri Van Gaal ka filluar që tani të piketojë lojtarët që mund ti dhurojnë skuadrës cilësi dhe forcë fizike.
Sneijder ishte një nga futbollistët më të mirë të Interit para se të kalonte tek Galatasaray ku këtë sezon ishte autor i 12 golave ku më i rëndësishmi ishte ai që eliminoi Juventusin nga Liga e Kampionëve.Me sa mësohet nga mediat britanike ish-trajneri i Barcelonës i ka kërkuar drejtuesve të fillojnë bisedimet me klubin turk për një kalim të mundshëm të 29 vjeçarit në “ Old Trafford “. United mund ti bëjë një ofertë joshëse Galatasaray-t pasi shumë shpejt mund të përfitoje afro 18 miliom euro nga një shtije e mundshme e Marouane Fellaini-t.Nga ana tjetër mësohet se dhe vetë Sneijder do ta mirëpriste kalimin në Manchester. Ai ka qënë dhe më parë pranë një kalimi tek klubi legjendar anglez por me sa duket ky do të jetë viti i duhur për transferimin e tij tek United.Ish-lojtari i Ajaksi-t kërkohet edhe nga Chelsea i Jose Mourinho-s por dëshira e tij është të luaj për Louis Van Gaal, ky i fundit po e stërvit aktualisht tek kombëtarja holandeze, post që 62 vjeçari do ta mbajë deri në fund të kampionatit botëror për të marr më pas drejtimin e United.
Një tjetër objektiv i klubit anglez është Mario Mandzukic, ditët e fundit është spekuluar se United po kërkon një grup lojtarësh të Bajernit Mynihut duke filluar nga Robben , Kroos, Muller apo dhe Badstuber, dhe kësaj liste nuk kishte si ti mungonte sulmuesi kroat.Mediat britanike raportojnë se Manchester United ka shfaqur interes për ish-lojtarin e Wolfsburgut i cili nuk e ndjen më veten pjesë e Bajerni-t pas problemeve që ka pasur së fundmi me trajnerin Pep Guardiola.Me sa kuptohet gjatë muajit të fundit klubi anglez i Manchester United do të jetë nga më aktivët gjatë merkatos së verës.