David Luiz kalon te PSG

David Luiz është pranë transferimit te Paris Saint-Germain. Klubi francez ka arritur një marrëveshje që do tu kushtojë plotë 50 milionë paund sipas Daily Mail. Detajet financiare të marrëveshjes ende nuk janë bërë publike mes dy skuadrave, por transferimi i 27-vjeçarit do të jetë më i shtrenjti në histori për një mbrojtës, duke mposhtur çmimet e larta të kaluara të paguara nga PSG për transferimin e Marquinhos dhe Thiago Silva.

Pas arritjes së marrëveshjes, PSG do të kërkojë aprovimin nga trajneri i Brazilit, Luiz Felipe Scolari që Luiz të largohet përkohësisht nga qendra e ekipit për t'ju nënshtruar testeve mjekësore. PSG beson se është duke transferuar një prej mbrojtësve më me stil në botë, dhe janë të gatshëm të përmbushin kërkesat e Chelsea-t për futbollistin i cili tashmë një kohë të gjatë ka qenë edhe si objektiv i Barcelonës.

PSG shfaq sërish muskujt financiar dhe ka bërë gati përforcimin e parë të madh për afatin kalimtar të verës. Në marrëveshjet e mëparshme ka qenë Rio Ferdinand që u transferua nga Leeds te Manchester United për 30 milionë paund. David Luiz kështu do të vendos një rekord në kampionatin anglez. Chelsea mund ti përdorë këto të holla për të rindërtuar skuadrën për sezonin e ardhshëm ku objektivi kryesor vazhdon të mbetet Diego Costa.