Fotogaleri / Si do të duket "Qemal Stafa" në 2018
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2014, 22:13
Në vitin 2018 Shqipëria do të ketë një stadium të ri.Kjo tashmë është zyrtare. Kompania "Manica" është kompania fituese e për dizenjimin dhe ndërtimin e stadiumit kombëtar "Qemal Stafa".Stadiumi i ri do të ketë një sipërfaqje prej 43.000 metra katrorë. [gallery ids="256978"]Shumë shpejt stadiumi "Qemal Stafa" do të shembet. Tirana dhe Partizani do t'i luajnë ndeshjet e sezonit tjetër në Elbasan. Po ashtu dhe Kombëtarja. Stadiumi do të i jetë i liçensuar nga UEFA dhe i përket kategorisë së katërt, dhe do të plotësojë të gjitha standartet për një ndeshje ndërkombëtare. Ai do të jetë 22 mijë vendësh dhe do të jetë një nga më të mirët në ballkan. [gallery ids="256979,256980,256981"]