Riberi: Ky është botërori im i fundit që do të luaj

Frenk Riberi ka deklaruar për mediat franceze se ky do të jetë botërori i tij i fundit në karrierë. Ylli i Bajernit ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja franceze pas Europianit “Francë 2016″, për t’iu përkushtuar vetëm klubit të tij “Duhet të japim gjithçka për të fituar në Brazil, sepse për mua do jetë Botërori i fundit”, – tha fantazisti 31-vjeçar, i cili numëron 81 ndeshje me kombëtaren që prej debutimit në 2006-n.Riberi mendon gjithashtu se nuk duhet të bëhet pengesë për të rinjtë premtues. Ai thotë se është krenar që ka veshur fanelen e kombetares dhe do te perpiqet maksimalisht që sëbashku me shokët e tjerë të ekipit të bëjnë një paraqitje të mirë dhe pse jo të jenë ekipi surprizë i botërorit.