Sezon fantastik për Shkëlzen Gashin, golashënues dhe në 11-shen e vitit

Padyshim një sezoni shkelqyer i mesfushorit shqiptar Shkëlzen Gashi ne kampionatin zvicerian. Pasi mori zyrtarisht “Këpucën e Artë”, mesfushori i avancuar i Grasshopersit është bërë pjesë edhe e skuadrës me te mire te edicionit në elitën e futbollit helvet.Përveç kësaj, Gashi ka përfunduar në shënjestrën e shumë klubeve europiane.Mediat zviceriane kanë publikuar dje formacionin më të mirë të sezonit që sapo kaloi. Dominon sigurisht kampioni në fuqi të Bazel. Në portë është Jan Somer i Bazelit. Në mbrojtje, Beg Ferati i Sionit (luan për përfaqësuesen e Kosovës), Von Bergen i Jang Bojs, Shirinzi i Thun dhe Lusher i Araut. Në mesfushë, Zufi (Thun), Salatiç (Grasshopers) dhe Stoker (Bazel). Ndërsa sulmi përbëhet nga Streller (Bazel), Gavranoviç (Zyrih) dhe natyrisht edhe Shkëlzen Gashi (Grasshopers).Gashi do të jetë në qendër të vëmendjes në 3 miqësoret që Përfaqesuesja jone do të zhvilloje në fillim të Qershorit, dhe pritet një performancë e mirë nga Gashi, ashtu siç është paraqitur tek Grasshopers.