Dani Alvesh: Ëndëroj një finale me Argjentinën në Botëror
Mbrojtësi i krahut të djathtë që mbron ngjyrat e Barcelonës ka folur para fillimit të kampionatit botëror, ku ai do të marrë pjesë me kombëtaren e vendit të tij, Brazilin. “Kampionati botëror është padyshim eventi më i madh futbollistik i globit dhe të marrësh pjesë në të është diçka fantastike. Për ne kënaqësia e pjesëmarrjes dyfishohet nga fakti që botërori do të zhvillohet në vendin tonë. Të bësh parashikime të sakta për një kompeticion të tillë është e pamundur, por unë dhe shokët e mi ëndërrojmë një finale Brazil – Argjentinë. Kam folur edhe me Mesin tek Barcelona në lidhje me botërorin dhe më ka thënë që ëndrra për një finale të tillë ekziston edhe tek kombëtarja e tyre”. Mbas një sezoni jo-pozitiv tek Barcelona, Alvesh shpreson që me kombëtaren të kalojë një verë fantastike duke fituar trofeun më të rëndësishëm të globit.