Dëmtimi, Diego Kosta provon të rekuperohet në Serbi me ilaçe tradicionale

Sulmuesi braziliano-spanjoll i Atletikos është duke bërë çdo gjë të mundshme për t'u rikuperuar në kohë për finalen e së shtunës ndaj Realit. Diego Kosta pasi mori lajmin nga mjekët e klubit se atij i ndalohej rreptësisht pjesëmarrja në finalen e Ligës së Kampionëve, po tenton çdo mënyrë të mundshme për tja dalë të sigurojë një vend në ekipin e Simeones ditën e shtunë.Ai ka udhëtuar drejt Serbisë tek një mjeke që thuhet se bën mrekullira për dëmtimet muskulore. Mjekja serbe përdor disa metoda të papranuara zyrtarisht nga bota e mjekësisë të cilat bëjnë të mundur rekuperimin në një kohë shumë të shpejtë të problemeve si ai i Kostës. Mbetet për t'u parë rezultati i këtij veprimi nga ana e sulmuesit.Diego Kosta u dëmtua në ndeshjen e fundjavës për kampionat ndaj Barçës. Dëmtimi i tij është i rëndë dhe përveç finales së Ligës së Kampionëve, ai mund të humbasë edhe pjesëmarrjen në botëror.