Real Madrid, Ronaldo vazhdon të stërvitet jashtë grupit

Kur kanë mbetur afërsisht edhe 48 orë nga finalja e Champions League ku dy ekipet nga Madridi, Real dhe Atletiko do të sfidojnë njëri-tjetrin, futbollisti i "Los Blancos" Ronaldo vazhdon ende të stërvitet i diferencuar nga shokët e ekipit.Portugezi pritet të rikthehet në stërvitje me ngarkesë normale vetëm një ditë para ndeshjes, por ai e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në finale. Karlo Ançeloti zhvilloi  një seancë stërvitore me ushtrime fizike dhe taktike sot, në orën 11:00. Kjo ishte fundit në Madrid pasi skuadra tashmë do të fluturojë drejt Lisbonës.Ndërkohë Garet Bejl i është bashkuar stërvitjes së skuadrës dhe konfirmon prezencën në finale. Shqetësime edhe për sulmuesin Benzema. Nëse francezi nuk do t’ia dalë, atëherë trajneri Ançeloti pritet të aktivizojë Iskon në sulm së bashku me Bejl dhe Ronaldo.