Kosova na "rëmben" Mërgim Mavrajn për miqësoren me Senegalin

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj është thirur për të mbrojtur ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen miqësore ndaj Senegalit.  Vendimi u mor nga trajneri Albert Bunjaki pas konsultimeve me stafin teknik të kombëtares shqiptare, çka tregon se mes dy federatave ka një mirëkuptim dhe bashkëpunim të plotë për një qëllim të përbashkët, arritjen e rezultateve pozitive në arenën ndërkombëtare.Mavraj do të luajë këtë miqësore me Senegalin më pas do të kthehet menjëherë tek Kombëtarja jonë pasi do të jetë pjesë e 3 miqësoreve që Përfaqësuesja do të zhvillojë përballë Rumanisë, Hungarisë dhe San Marinos.