Mentor Mazrekaj vetëofrohet tek Skënderbeu: Më pëlqen Korça

Ish futbollisti i Partizanit, kosovari Mentor Mazrekaj është duke punuar për të gjetur një ekip të ri për sezonin e ardhshëm. Sipas "Panorama Sport" Mazrekaj ka theksuar se nuk ka takuar asnjë nga drejtuesit e Skënderbeut pavarësisht se flitet për një kalim të tijin tek korçarët, por shprehet se do t’i pëlqente një aventurë në Korçë. Deri tani nuk kam biseduar asgjë me Skënderbeun, por do të më pëlqente një aventurë në Korçë. Ende nuk kam vendosur se çfarë do të bëj me të ardhmen time. Kam edhe disa oferta të tjera dhe do të shikoj me kujdes se cilën do të zgjedh. Shumë shpejt do ta merrni vesh se ku do të luaj. Korça është një qytet që më pëlqen dhe do të isha i kënaqur nëse do të luaja atje sezonin e ardhshëm." -deklaroi Mazrekaj. Drejtuesit e Skënderbeut kanë shprehur simpati për kosovarin dhe shumë shpejt mund ta shohim me falelen e Skënderbeut.