Mes Shkëndijës dhe Partizanit, trajneri Duro kërkon kohë për të vendosur

Është thënë prej disa ditësh se Shpëtim Duro do të jetë trajneri i “demave” për edicionin në vazhdim, kjo vjen sipas një akordi të arritur mes tij dhe presidentit Demi. Presidenti i Partizanit, i ka propozuar trajnerit 54-vjeçar se do të ketë dorë të lirë në ndërtimin e skuadrës së sezonit të ri dhe se do t’i plotësohet çdo kusht si në aspektin e tij financiar, por edhe në përforcimin e grupit me elementet e duhur.Suksesi që Duro arriti me Shkëndijën e Tetovës, ku nga lufta për mbijetesë përfundoi në Europë, ka bërë që 54-vjeçari të kthehet në idhull te tetovarët. Drejtuesit e Shkëndijës janë të kënaqur nga puna dhe rezultatet e ish-trajnerit të Partizanit, kështu që dëshira e tyre është që Duro të vijojë punë te kuqezinjtë.Duro ka oferta nga të dyja ekipet dhe zgjedhja mbetet e tij. Sipas "Sport Ekspres" trajneri u ka kërkuar kohë ekipeve, për të menduar me kthjelltësi dhe më pas të vendosë për të ardhmen e tij.