Manchester United pas Kroos synon edhe Robben

Nuk është vetëm Toni Kroos në shënjestër të Manchester Unitedit. Sipas tabloidit britanik Daily Mail, trajneri i ri i 'Djajve të Kuq', Louis van Gaal po e studion ofertën për mesfushorin e Bayernit të Munichut, Arjen Robben. Me gjithë 25 milionë eurot për mesfushorin gjerman, duket se trajneri Van Gaal mund ta përfshijë edhe një super ofertë për mesfushorin holandez, i cili po shkëlqen në Allianz Arena. Sa i përket Kroos marrëveshja duket se është finalizuar për 25milionë euro dhe mungesa vetëm firma e futbollistit.

Ndërkohë Robben ka qenë një ndë rnënshrimet e para në vitin 2009 kur Van Gal mori drejtimin e bayernit dhe u transferuar ëpr 25 milionë euro. Trajneri Pep Guardiola e ka konsideruar ish futbollistin e Real Madridit dhe Chelseat si lojtarin më të rëndësishëm të ekipit të tij. Holandezi ka nënshkruar një kontratë të re trevjecare me bavarezët ndërsa tashmë ëshët duke u përgatitur për kampionatin Botëror ku Van Gal do të ketë mundësinë të flas dhe ta stërvisë cdo ditë.

Mbetet të shihet nëse Robben, do të zbarkojë gjatë verës në Old Trafford. Me Van galin në krye djajtë e kuq do ta kenë më të thjeshtë ndërsa duhet të bëjnë gati edhe ofertën e duhur.