"Çmendet" Juventus, kërkon dyshen Eto-Drogba për sulmin
Sipas gazetës preztigjoze në Itali "La Stampa" Juventusi është duke negociuar me dy sulmuesit veteranë, Didier Drogba dhe Samuel Eto. Drogba është një futbollist i lirë pasi ka shkëputur kontratën me Gallatasarai, dhe po kërkon një ekip tjetër. E njehta gjë mund të thuhet dhe për Eto i cili nuk do të jetë më pjesë e Chelsea pasi konflikti me Mourinhon e largon atë nga Londra.Drogba kërkon kontratë dyvjeçare në vlerë prej 10 milionë eurosh, ndërsa oferta e bardhezinjve është kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit, në vlerë prej 3.5 milionë euro për sezon. Pak a shumë e njëjta ofertë mund të bëhet dhe për Eto.Juve shpreson që ta bindë 33-vjeçarin Eto të kalojë në Torino, pasi ai dëshiron një ekip që të luajë në Ligën e Kampionëve. Pritet të shohim si do të rrjedhin ngjarjet.